Britania e madhe mbetet destinacioni që të rinjtë shqiptarë zgjedhin për të realizuar ëndrrën drejt perëndimit, duke braktisur vendin. Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Zyrës së Personave të Zhdukur në Britaninë e Bashkuar, sipas së cilës, këtë vit janë zhdukur në këtë shtet përafërsisht 112, 853 fëmijë nga e gjithë Evropa. Sipas këtij raporti, Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të Evropës ka shifra alarmante përsa i takon të miturve të humbur, nga ku vetëm në 9 muaj rezultojnë të zhdukur në shtetin britanik fëmijë shqiptarë. Nga janari i këtij viti e deri më sot 11 adoleshentë shqiptarë nuk janë kthyer ende në shtëpi.
Por, pse po zhduken adoleshentët shqiptarë ? Çfarë i detyron ata të braktisin vendlindjen e tyre dhe të marrin vendime drastike ?