Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të marte (8 shtator) në Tushemisht, Pogradec.
Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.