Pasi mbaroi pushimet në Jug, Kim vendosi të shijojë natyrën përrallore të Veriut. Këtë fundjavë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim ka zgjedhur një destinacion tjetër. Kryediplomatja amerikane ka vendosur që fundjavën t’ia dedikojë Malësisë.
Vendi që asaj i pëlqeu kaq shumë ishte Lëpusha dhe ndau me ndjekësit në Instagram disa foto.
“Malësia e Shqipërisë është vërtet e bukur. Shpresoj të kthehem së shpejti,” shkruan Kim.