Ndërsa ka javë që gjyqi vazhdon, Amber Heard dhe Johnny Depp patën një përballje ditën e djeshme në gjykatë.
Pas një dëshmie të ngarkuar emocionale të aktores 36 vjeçare, gjykata bëri një pushim dhe ata për pak u përballën me njëri-tjetrin.
Ditën e dytë që Heard dëshmoi në gjyq, ajo ndau detaje të tmerrshme rreth dhunës seksuale që pretendon se pësoi nga ish-burri i saj.
Duke u dridhur dhe duke qarë, aktorja tregoi se si 58 vjeçari e goditi, kërcënoi dhe dhunoi me shishe.
Teksa 36 vjeçarja u ngrit nga karrigia, Depp, filloi të lëvizte drejt saj.
Siç shihet në video, në atë moment ka pasur pothuajse kontakt me sy mes dy ish-bashkëshortëve. Heard, me një shprehje të frikësuar në fytyrë, bëri një hap pas ndërsa një punonjës del para aktorit.
Ylli i “Pirates of the Carabbean” ngriti super me indiferentizëm dhe i ktheu shpinën ish-gruas së tij. Sipas “New York Post”, pas ‘takimit të shkurtër’, Depp ka dalë për të pirë një cigare, ndërsa Heard ka qëndruar në vendin e saj gjatë gjithë pushimit prej 15 minutash.