ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Andi Bushati: Ambasada Amerikane po sillet si zyrë e propagandës së Ramës

bushati-kim

Ambasada Amerikane ka organizuar një takim me rastin e 5 vjetorit të nisjes së reformës në drejtësi, ku ka vlerësuar arritjet e deritanishme.

Nisur nga kjo ngjarje, analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ se Ambasada Amerikane po sillet si zyrë e propagandës së kryeministrit.

Sipas analistit, sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar pasi përfaqësuesit e tij i shërbejnë qeverisë Rama.

 ‘Ajka e reformës në drejtësi, SPAK dhe gjykata e posaçme janë thjesht shërbëtorë të regjimit dhe këta janë njerëzit që po mbron Yuri Kim’, tha Andi Bushati.

Ai tha se t’u flasësh shqiptarëve për arritjet e reformës në drejtësi është njësoj si të tallësh me ta dhe më pas radhiti çështje me rëndësi që drejtësia shqiptare i ka lënë në hije.

 ‘Kanë mbyllur çështje për koncesionet, patronazhistët, zgjedhjet e vjedhura dhe ambasada përsëri lavdëron protagonistët e këtij procesi’, u shpreh Andi Bushati.

Ndërsa për Baton Haxhiun, sistemi i drejtësisë do kohë dhe nuk mund të ndërtohet me idealizëm.