Gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë në prangat e policisë 6 shtetas si dhe janë proceduar 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se në pranga kanë rënë:
F.K., 31 vjeç, banues në Shijak, Durrës, sepse më datë 11.09.2020, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në seancën gjyqësore ndaj shtetasit I.B., ku ishte thirrur si dëshmitar, ka dhënë dëshmi të rreme.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit: M.B., 32 vjeç, punonjës pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe E.K., 22 vjeç, banues në Durrës.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi dyshohet se shtetasi E.K., i ka dhënë shtetasit M.B., një shumë parash, për të përfituar shtesë pensioni.
S.Gj., 48 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij “Bar Kafe”, u konstatua se ushtronte aktivitet hoteleri, i pa pajisur me liçensën përkatëse dhe duke fshehur të ardhurat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M., 48 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. A.K., 27 vjeç dhe B.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Krujë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në banesën e shtetasit F.Z., disa materiale ndërtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R.N., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur në masën 1.05 mg/l, është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.