Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është denoncuar nga gruaja e tij për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike.
Sipas uniformave blu, ka rënë në pranga shtetasi M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has. Ndërsa kallëzimi në polici është bërë nga shtetasja M.L., 30 vjeç.
Has
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has.
Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.