Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u kujtua pas disa javësh që të japë një sqarim për mjetin tip BMW me të cilin është parë duke lëvizur.
Fotoja e makinës së tij ka shkaktuar shumë bujë në median sociale, pasi duket se është një mjet superluksoz.
E para, si Ministër i Brendshëm ai ka detyrë të bëjë transparencë për makinën, sidomos kur e sheh se opinioni e ka bërë virale foton e supermakinës.
E dyta, ai nuk mund të thotë se një mjet BMW qenka njësoj në vlerë si makinat e tjera që përdor Policia e Shtetit në Tiranë.
E treta, një portal e ka akuzuar që në fillim për mënyrën se si është siguruar mjeti. Ndaj në vend që të lëshojë fyerje, le të deklarojë se ku dhe si është blerë makina.
E fundit, meqë e paska merak transparencën, të bëjë me dije të gjitha specifikat e makinës se çmimin e vërtetë ia gjejmë vetë pasi është shumë e lehtë në ditët e sotme. Sepse edhe nëse e paska marrë me një çmim shumë të ulët këtë makinë, atëherë kjo është një histori për t’u investiguar më vete.