Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta në një biznes në Mamurras.
Denaj u shpreh se në planin e rimëkëmbjes që do të vazhdojë edhe mne grantet.
“Grantet të kishin një mundësi edhe për eksportuesit por edhe për fushat e tjera. Në mënyrë që të gërshetohet nevoja e biznesit me politikat për të ccuar përpara rritjen e cilësisë dhe konkurueshmërisë, për të arritur rritjen e punësimit.”
Sipas Ministres, kjo marrëdhënie do të mundësohëet nëpërmjet dy instrumenteve, atij të financimit dhe IPARD-it.“Të dyja bashkë të granatuara në atë skemë që jemi future prej vitit 2016, në një garanci sovrane, bashkë me BERZH-in dhe bashkë me 6 banka të nivelit të dytë, për të financuar vetëm në bujqësi, me një total vlere prej 180 milionë euro.”
Megjithatë deri më tani vetëm një pjesë e vogël e biznesit ka zgjedhur kredinë sovrane.
Për përballimin e krizës ata kanë zgjedhur kursimet ose kanë shkurtuar staf.