ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Derbi trazon Partizanin/ Përplasje dhe presion nga të gjithë anët

daja-2-675x450-min

Ishte e qartë që një humbje në derbi vetëm sa do të shtonte agoninë në shtëpinë e kuqe. Me vetëm 4 pikë në 6 javë, asnjë fitore, janë shifra që do të lëkundin stolin e çdo trajneri, as Ilir Daja nuk është më i pa prekshëm, vështirë se Gaz Demi del me të në pension, por Daja dhe stafi drejtues u kapën pas vendimeve të arbitrave duke ia faturuar atyre humbjen përballë Tiranës. Pavarësisht këtij detaji është e qartë që Partizani çalon në shumë aspekte, edhe në këtë sfidë bën shumë pak për të marrë diçka më shumë.

Derbi “ha koka” trajnerësh u shpreh një ish i famshëm si Shpëtim Duro, por Daja vendosi të mos dorëzohet, jo tani të paktën ku kalendari vjen në dishezë. Të kuqtë nisën menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës atë kundër Egnatia, por atmosfera nuk ishte aspak pozitive. Sipas “Panorama Sport”, trajneri u kap me mesfushorin Kristi Kote, një tjetër detaj që konfirmon se jo të gjithë janë në krahë të trajnerit. Në tre javët e fundit të fazës së parë, Partizani luan kundër Egnatia, Kastrioti dhe Laçi, kërkohet nëntë pikë të plota për tu rikthyer edhe një herë në garë, në të kundërt i pari që do të sakrifikohet është pikërisht trajneri.

Ze Maria

Presioni është shumë i madh mbi Ilir Dajën, nuk mungojnë as vetë ofrimet si në rastin e Ze Maria, ish trajneri i Tiranës që kërkon stolin e kuq në momentin më të vështirë për Ilir Dajën. Presioni është i madh edhe nga ana e tifozëve, në këtë moment të vështirë, i kujtojnë të kaluarën si bardheblu dhe largimin e tij si mënyra e vetme për të shpëtuar këtë sezon./balkanweb