Ervin Mete, drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, ka zhvilluar sot (18 qershor) një takim me drejtues të shoqërive administruese të fondeve të investimit, pensioneve private vullnetare dhe përfaqësues të tregut të kapitaleve.
Në takim u diskutua mbi ecurinë e këtyre tregjeve, efektet e pandemisë COVID-19 dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Mete tha se është e rëndësishme që të krijohet një strategji kombëtare për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vend.
Mete: Është shumë e rëndësishme të punojmë për hartimin e një strategjie kombëtare për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri, me pjesëmarrjen e Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë apo aktorëve të tjerë. Autoriteti është i gatshëm për ta avancuar këtë nismë, duke propozuar krijimin e një Komiteti për hartimin e strategjisë kombëtare.