Para disa ditësh, Fifi dhe Donaldi kanë ‘kërcënuar’ publikisht njëri-tjetrin me gjyq.
Por ata u sqaruan dhe treguan për publikun se shoqëria e tyre vazhdon.
Mirëpo, sot Donaldi i ka bërë një rreng gjyshit të tij duke i thënë se do të zihet me Fifin.
Gjyshi e ndalon dhe i thotë se këngëtarja është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për të.
Ai thekson se e ka lexuar në gazetë.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Nuk e kam qejf Fifin.
Gjyshi: Po ajo bëri edhe emrin tatuazh
Donaldi: Do zihem se nuk e kam qejf, doli do të më hedhë në gjyq se çfarë tha… Do zihem.
Gjyshi: Po pse do zihesh?
Donaldi: Po do më hidhte në gjyq, ku di unë. A të zihem apo jo?
Gjyshi: Jo, në asnjë mënyrë. Fifi është shkëputur nga Iliri dhe Arjola, nuk flet fare. E lexova në gazetë dje. Ajo të ka dashur me sinqeritet.

