Fshati Pajun i Njësisë Administrative Papër në Elbasan do të ketë tashmë një urë të re Bailey.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ deklaron se ura, e cila po ndërtohet nga Forcat e Armatosura është drejt përfundimit shumë shpejt do të jetë në dispozicion të banorëve të zonës.
Sipas Ballës kjo është ura e dytë që ndërtohet në këtë zonë brenda një harku të shkurtër kohor dhe për këtë ai falenderon Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Photo of the Day: Edhe një punë tjetër publike në Papër, Bashkia Elbasan drejt përfundimit. Vijon puna për urën e dytë në Pajun Faleminderit Forcave të Armatosura ”, shkruan Balla.