Pierrette Herzberger-Fofana eurodeputetja e të gjelbërve gjerman gjatë një seance të Parlamantit Evropian ka shpërthyer në lot teksa denonconte dhunën e policisë belge ndaj saj.
‘Në stacionin e veriut në Bruksel pashë 9 policë që po ngacmonin dy të rinj të zi. Në dorë kisha telefonin dhe po i bëja një foto ngjarjes e cila është e drejtë. Policët më rrethuan dhe më morën telefonin nga duart. 4 policë më shtynë burtalisht në mur dhe filluan duke kërkuar në çantën time. Më trajtuan në mënyrën më poshtëruese. Ishte një eksperiencë tramautike për mua’ është shprehur eurodeputetja gjermane. Pasi mbylli fjalimin ajo u duatrokit nga të gjithë kolegët e saj që ishin prezent në këtë seancë.