ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Fjolla Morina lirohet nga paraburgimi, refuzohet kërkesa për ekstradimin e saj

auto_fjollamorina-600x3601631714665-min

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi.

Sipas avokatit Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës i është ndërprerë masa e paraburgimit.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe i ka ndërprerë menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi.

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Masa e paraburgimit i ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i parë i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.