Një aksident i ndodhur dje, në aksin rrugor Borsh-Sarandë i ka marrë jetën shtetasit A.A., 36-vjeç, i cili ishte pasagjer në një makinë “Citroen” me targa Durrësi.
Automjeti drejtohej nga shtetasi E.B., 35 vjeç, i cili u arrestua nga policia e Sarandës, pasi në vendin e quajtur Piqerras ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, e për pasoj ka humbur jetën edhe 36-vjeçari që po udhëtonte me të.
Sarandë
Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, në vendin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës.