I pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Në njoftim thuhet se Hoti e ka njoftuar diplomaten franceze për proceset aktuale që po kalon vendi, si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me fokus masat e ndërmarra për rimëkëmbjen ekonomike shkaku i pandemisë COVID-19.
Ndërsa ambasadorja franceze ka shprehur gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për të ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Ambasadorja Butel e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen duke theksuar se Franca është e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në realizimin e saj për integrime evropiane”, thuhet në njoftim.