Saga e Kadastrës së Vlorës ku drejtuesi i institucionit është zëvëndësuar 8 herë brenda një viti për shkak se detyrohej të firmoste urdhra dhe vendime të dyshimta, është temë tabu për Artan Lamen. Gjatë nj konference me gazetarët, Lame e quajti këtë një problem të zgjidhur. Duke stigmatizuar gazetaren me fjalët se “problemit tashmë i ka kaluar koha” dhe se “pyetja është e vonuar”, Lame ka kërcënuar se do të largohej nga konferenca. Madje në një moment, Lame iku nga mikrofoni i podiumit dhe u rikthye sërish duke bërë disa lëvizje të pakontrolluara, me të cilat shprehu sikletin për temën e hapur.
Kadastra e Vlorës ishte një nga “patatet e nxehta” të autoriteteve në këtë qytet, ku për shkak të presioneve, konflikteve dhe korrupsionit, asnjë drejtuar nuk pranonte të qëndronte më shumë se pak javë në detyrë.