Lubjana Gjeçaj ka marrë vendimin “arrest me burg” nga Gjykata Penale e Tiranës, e arrestuar disa ditë më parë në zonën e Astirit. Gjeçaj ka pranuar në gjykatë që ka qënë në dijeni në luidhje me dënimin 3-vjeçar në Itali.
Sipas familjarëve të Gjeçaj, arrestimi i saj nuk u bë siç ka raportuar policia, por atë e kanë thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe më pas aty i është komunikuar së ka një fletë arresti kundrejt saj për llogari për shtetin Italian, kështu pritet të ekstradohet.
Lubjana Gjeçaj është në dijeni të vendimit për dënimin tre vjeçar në Itali, ndërkohë pritet të kërkojë që dosja penale të kalojë nga shteti italian për në Shqipëri, për shkak se është nënë e tre fëmijëve. Ajo njihet në shtetinh italian si rekrutuese xhihadistë për llogari të shtetit Islamik.