Shefi ekzekutiv i Komitetit Amerikano-Hebre (AJC), David Harris, në 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës ka kujtuar vitin 1999, kur ky Komitet kishte vizituar vendin tonë për të shprehur përkrahje.
Në një postim në “Twitter” Harrisi thotë se kur ushtria gjermane dhe hebrenjtë mund të bashkëpunojnë për t’i ndihmuar myslimanët, gjithçka tjetër është e mundshme, raporton “Zeri.info”.
“Një ngjarje e ndërlidhur. AJC-ja shkoi në Ballkan më 1999-n për të treguar mbështetjen për kosovarët. Vizituam kampin e refugjatëve të drejtuar nga Bundeswehri. U impresionuam dhe nisëm përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar. Mesazhi ynë: nëse ushtria gjermane dhe hebrenjtë mund të bashkëpunojnë për t’i ndihmuar refugjatët myslimanë 54 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, gjithçka është e mundshme”, theksoi ai.