ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Hetimi i SHÇBA çon në burg një polic, një tjetër në arrest shtëpie

1606581926_shcba-min

Dy punonjës të policisë së komisariatit të Lushnjës janë denoncura nga strukturat e SHÇBA ne fier për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Ndërkohë që Gjykata në vendimin e saj ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj punonjësit të policisë E. C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj punonjësit të policisë A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Ja njoftimi:

Sot, më datë 15.09.2021, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të dy punonjësve të policisë pranë Komisariatit Lushnje, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Marrja e masave shtrënguese ndaj këtyre subjekteve policore ka ardhur pas hetimeve nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Fier, bazuar mbi dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë E. C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.