Ish- gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai ka kërkuar nga ONM nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e KPA, Natasha Mulaj (Haklaj).
Sipas tij, Abdullai në kohë kur ka qenë gjyqtar ka gjykuar çështje të disa personave që rezultojnë familjarë të Natasha Mulajt, siç është rasti i Zylfie Halkajt të cilën ai e dënoi me 25 vite burg për vrasje.
Abdullai kërkon që anëtarja e KPA të procedohet dhe këtë ja kërkon ONM ose në të kundërt do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje.