Si pasoj e COVID-19 të gjitha vendet kanë qenë të izoluar. Vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave me transportin detar drejt Italisë do të vendoset zyrtarisht në datën 15 qershor. Sipas informacioneve zyrtare afati maksimal do të jetë 1 korriku. Porti shqiptar është gati me të gjitha protokollet e sigurisë të përcaktuara ndërkombëtarisht, përgatitur dhe miratuar nga institucionet kompetente.
Si në çdo sektor, edhe bllokimi i lëvizjeve në det ka sjellë efekte, ku më i prekur rezulton porti i Sarandës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.