ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Kaos në spitalet greke/ Nuk pranuan të vaksinoheshin, rreth 10 mijë punonjës në sektorin e shëndetësisë pritet të pezullohen nga puna

Greqi-5

Rreth 10000 punonjës të pavaksinuar në sektorin e shëndetësisë pritet të pezullohen nga puna, sipas vendimit të qeverisë Mitsotakis. Ultimatumi ka shkaktuar kaos në spitalet publike dhe qendrat shëndetësore publike e private të vendit, pasi nuk është i mundur zbatimi pa siguruar paraprakisht zëvendësuesit, siç ka pranuar dhe në media kryetare e Organizatës së Mjekëve Spitalorë, Matina Pagoni.

Në mjaft spitale, mjekë, infermierë e sanitarë pavaksinuar janë në pritje të ndryshimit të vendimit apo largimit, ndërsa janë shënuar dhe mjaft protesta e reagime të sindikatave të ndryshme, ku theksohet se janë pro vaksinimit, por kundër vaksinimit të detyrueshëm me kërcënim vendin e punës.

Megjithëse nuk ka të dhëna të sakta, burime bëjnë të ditur se 10% e mjekëve dhe infermierëve të Greqisë janë të pavaksinuar, ndërsa zëdhënësi i qeverisë Janis Ikonomu ka deklaruar se vendit i duhen 1 milion vaksinime akoma për të patur sërish situatën nën kontroll. Me përhapjen e variantit Delta Greqia po përballet me një valë të katërt, ku shifrat e të infektuarve janë më të lartat të shënuara deri tani.