Mediat greke kanë publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, pasi një familje shqiptare me 4 anëtarë u masakrua me thikë, pasditen e kësaj të marte.
Ngjarja shokuese ndodhi në rajonin e Andravidës.
Dy prindërit me origjinë nga Shqipëria dhe dy fëmijët e mitur të moshës 1 dhe 2 vjeç u gjetën të gjakosur në shtëpinë e tyre.
Ishte djali i madh 11-vjeçar i cili u ndesh me skenën tronditëse kur mbërriti në banesë.
Të katër viktimat kanë marrë plagë të rënda nga goditjet me thikë, të cilët u kanë marrë jetën, pa iu dhënë mundësinë ekipeve të urgjencës që t’i mbajnë në jetë.
Autor i dyshuar i krimit mësohet se është ish-bashkëshorti i gruas, e cila nga martesa e mëparëshme ka një fëmijë, pikërisht 11-vjeçarin që i shpëtoi masakrës.
Motivet e krimit tronditës nuk dihen ende.