Pas daljes nga Big Brother, Ardit Çuni ka bërë një lobuar për të nxjerrë Einxhel nga shtëpia.
Që brenda ata nuk kishin pasur marrëdhënie të mirë, por më pas marrëdhënia e tyre u thye komplet. Einxhel ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u realizua një lidhje me “Skype” me Ardit Çunin.
Einxhel e ka nisur me batutë duke thënë se kishte një pyetje për Arditin edhe pse s’flasin e ai e ka sharë e komentuar për keq.
Edhe pse Arditi thjesht ka qeshur e ka heshtur, kaq ka mjaftuar që moderatoret të thonë se më në fund ata të dy u pajtuan.
Edhe pse nuk e dimë nëse marrëdhënia e tyre do të vazhdojë tani e mbrapa apo do të mbetet vetëm kolegë, pasi siç Einxhel u shpreh ata janë dy njerëz profesionistë.