Arrestohet nga policia në Pogradec shtetasi E. Gj., 29 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcuese grushti) të cilën e posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.