Vetëm 1 orë e ndan Kosovën dhe Serbinë nga firmosja e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën merret vesh se është e karakterit ekonomik.
Gazetari Adriatik Kelmendi shprehet se marrëveshja Kosovë- Serbi është e një vlere të konsiderueshme prej 13 miliardë dollarë. Marrëveshja do të nënshkruhet në praninë e Presidenit Trump sëbashku me Presidentin e Serbisë Vuçiç si dhe Kryesiministrin e Kosovës Avdullah Hoti saktësisht pas dy orësh.
‘Marrëveshja ka të bëjë me çështje të zhvillimit ekonomik’.
‘Flitet për rreth 13 miliardë dollarë investime në infrastrukturë dhe projekte të përbashkëta rajonale që prekin Kosovën e Serbinë’.
Por, ky takim ka dhe një të veçantë tjetër. Duke qënë se janë dy marrëveshje, njëra do të nënshkruhet nga Presidenti amerikan në emër të SHBA-ve me Kosovën dhe tjetrën me Serbinë.
Nga ana tjetër Kelmendi shprehet ‘Nuk do të jenë marrëveshje që do të nënshkruhen sipas gjitha gjasave nga Serbia dhe Kosova, por do jenë marrëveshje që do të nënshkruhen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si të tilla pritet madje që të mos kenë nevojë të vijnë për ratifikim në Kuvend. Ose edhe nëse vijnë në Kuvend për ratifikim, natyrisht pritet që ratifikimi të ndodhë, meqë vështirë pritet të refuzohet një marrëveshje e SHBA-së’.