Niveli shumë të lehtë, kjo nënkuton që edhe masat për mbarëvajtjen e provimit nuk ishin në nivelin e duhur. Pavarësisht kësaj kjo nuk e kompenson atë çfarë ndodhi me provimin e letërsisë. Do të vazhdojmë të protestojmë derisa të plotësohen kërkesat”- është shprehur një maturante. Qindra maturantë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, menjëherë pasi kanë përfunduar edhe testin e matematikës, sikurse edhe e paralajmëruan.
Ata kërkojnë përgjigje nga ministira për 10 pikat e dorëzuara prej tyre dhe shprehen se nuk do tërhiqen deri në fund.
Një prej maturanteve që ka qenë pjesë e protestës së sotme, ka thënë se testi i matematikës ishte i një niveli shumë të lehtë krahasuar me atë të matematikës, por sipas saj ky fakt nuk kompenson vështirësinë që patën në testin e letërisë.
“Ishte një tjetër tallje. Ishte i një
Sikur përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren. Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Pavarësisht se maturantët kërcënuan me bojkotin e provimit të matematikës, ata e zhvilluan sot këtë test, por kanë treguar se kanë frikë për provimet e tjera.