Kuota e plotësimit prej 300 personash për të kaluar në pikën kufitare të Kapshticës po i afrohet fundit, ndërsa radhët e emigrantëve për të kaluar drejt Greqisë është e gjatë.
Kalimi në kufi ka nisur nga pala greke në orën 06:00, ndërsa të parët që kanë hyrë kanë qenë ata emigrantët që kanë mbetur të bllokuar nga një ditë më parë. Ata kanë kaluar natën në radhë dhe kalimi i tyre është bërë i mundur vetëm mëngjesin e sotëm pas orës 06:00.
Gjithashtu ka një numër të lartë emigrantësh që janë shtuar ën radhë ditën e sotme me shpresën se mund të kalojën ende pa u plotësuar kuota ditore.