Pre“Akt I paprecedentë “ e quajti presidenti Ilir Meta dërgimin e paketës antishpifje në komisionin e Venecias.
Në një konferencë për median në presidencë Meta tha se kjo cështje nuk duhej të ishte vënë fare në diskutim.
“Me Antishpifjen ka ndodhur një akt I paprecedentë. Sepse vetë Këshilli i Europës e ka cuar në Venecias. As nuk duhej të ishte vënë fare në diskutim kjo cështje. Ju keni pasur gjithmonë të drejtë dhe ju keni gjithmonë të drejtë.”
Më 19 qershor Komisioni publikoi opinionin final ku theksonte se projekt-amendamentet e ligjit nuk ishin gati për t’u zbatuar në formën e tyre aktuale.
“Ligji vuan nga paqartësitë dhe rrezikon të shtypë në mënyrë të ngurtë diskutimin e lirë dhe shprehjen politike përmes internetit në Shqipëri” – vlerësonte Komisioni i Venecias.
Një prej mangësive kryesore është zgjerimi i komptencave të AMA-s për të ushtruar kontroll editorial ndaj përmbajtjes së botimeve në mediat online.
Ai theksoi se AMA mund të ndërhyjë në ushtrimin e lirisë së shprehjes ndërsa pavarësia e saj është në dyshim, ndaj procedura e ankesave nuk ofron masa mbrojtëse të mjaftueshme, pasi vendimet mund të merren në mënyrë shumë të shpejtë për gjoba të rënda për t’u zbatuar menjëherë dhe për heqjen e menjëhershme të shkrimeve nga interneti.
Qeveria socialiste tha se propozoi të ashtuquajturën paketën anti – shpifje për të frenuar shpifjet dhe fyerjet në mediat online, dhe e miratoi atë më 18 dhjetor në parlament, megjithë protestat e vazhdueshme nga bashkësia e gazetarëve shqiptarë.