Mozzik dhe Getinjo nuk kanë zhgënjyer asnjëherë kur vjen fjala te prodhimet e tyre.
Çdo këngë e vëllezërve kthehet në hit dhe padyshim e njëjta gjë do të ndodhë dhe me prurjen e radhës.
Reperët do të sjellin në treg një këngë të titulluar “Totorina”, por siç duket nuk mjafton vetëm me bujën që më siguri do të bëjë kënga. Ata kërkojnë që rrjeti të ‘çmendet’ para publikimit.
Mozzik me Getinjo kanë kërkuar përmes një postimi në Instagram që të gjithë të bëjnë një video me një pjesë të këngës që është bërë publike.