Problemet e ujit të pijshëm siç duket nuk kanë ndaluar ende për shqiptarët. Në Tiranë, qindra banorë të zonës së ish-fabrikës së birrës raportohet se kanë probleme me furnizimin me ujë.
Prej datës 1 shtator, në rubinetat e tyre vjen vetëm 4-5 minuta ujë në ditë. Uji që vjen kryesisht në 9 të mëngjesit nuk plotëson as nevojat e tyre më minimale, ndërsa qytetarëve u duhet të përballen edhe me temperaturat e larta.
Sipas burimeve, një defekt në tubacionin kryesor që lidh zonën e ish-parkut të autobusave me zonën e ish-fabrikës së birrës ka shkaktuar gjithë këtë avari, duke lënë pa ujë mijëra banorë.
Në situatën e pandemisë, kur larja e duarve është shprehja që dëgjohët më shpesh, mungesa e furnizimit me ujë është krejtësisht e papranueshme, ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente për riparimin e këtij defekti.