Një shumë prej 40 mijë paund janë sekuestruar ditën e sotme nga policia Elbasanit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice të Beratit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kjo shumë parash, për të cilat i riu nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.
Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Elbasanit, ndërsa ai akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.