Opozita e Bashkuar dhe Partia Demokratike ka vendosur që të çoj si përfaqësues të saj në Kuvend, në komisionin parlamentar që do të zgjedhë drejtuesit e rinj të KQZ-së Oerd Bylykbashin.
Këtë e ka bërë të ditur selia blu në një letër-përgjigje nisur Gramoz Ruçit.
LEXO EDHE:
Sherr në studio, gazetari ja thotë copë deputetit të PS: Ja pse jeni një parti ish-komuniste!
Z. Gramoz Ruçi
Kryetar
Kuvendi i Shqipërisë
Nr. ____Prot.,
Tiranë, më 08.09.2020
Z. Ruçi,
Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.
Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:
Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI\