OFL ka zbritur në Gjirokastër dhe Tepelenë, për t’u kërkuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim personave të mëposhtëm:
A. V., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;
L. K., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
B. T., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
I. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.