Cara Delevigne, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Met Gala me veshjen që kishte zgjedhur për eventin e rëndësishëm.
Modelja e njohur u shfaq e zhveshur me një kostum ngjyrë të kuq, por kur hoqi xhaketën të gjithë sytë u kthyen tek ajo.
Kjo për shkak se poshtë xhaketës nuk kishte veshur asgjë. Ajo u shfaq “topless” dhe dekoltenë e kishte mbuluar me disa aksesorë.
Por modelja ka marrë vëmendjen edhe në festën që është bërë më pas. Delevgine duket shumë e dehur, pasi ajo mbahet nga krahët e Vanessa Hudgens dhe Megan Thee Sallion ndërda po largohej nga festa e bujshme e “Met Gala”.
29-vjeçarja, e cila doli topless gjatë mbrëmjes, kishte qenë një nga të ftuarat nga Casa Cipriani, me festimet që dukej se i kishin lënë impaktin e tyre yllit.
Një imazh tregonte një Cara të shtrënguar duke u kapur në dorën e Meganit dhe Vanessas, të cilat po përpiqeshin ta qetësonin atë. Vanessa u fotografua gjithashtu mjaft e shqetësuar duke vendosur një krah përballë Cara-s, në atë që dukej të ishte një përpjekje për të ndihmuar shoqen e saj të shmangte çdo dramë dhe kalimin e paparacëve.




