Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Rasti i parë është ai i një 23-vjeçari nga Berati, i cili akuzohet se theu masën e ‘arrest në shtëpi’.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet R. A., banues në lagjen Uznovë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi ishte nën hetim për veprën penale “Dhuna në familje”, por është konstatuar nga punonjësit e Policisë jashtë banesës së tij.
Ndërkohë, një pranga ra një 55-vjeçar, banues në Moravë, i cili rreth orës 01:30 pas mesnate ka shkuar për të vjedhur në oborrin e banesës së shtetasit R. B., 55 vjeç, banues në fshatin Moravë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën “Vjedhja e mbetur në tentativë”.