Përmes një statusi në Twitter, Presidenti i Republikës ka cituar poetin e njohur amerikan, Henry Longfelloë, të cilin e cilëson si një prej poetëve të tij më të dashur. E ndërsa Meta e citon Henry Longfellow kur përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë.
Këtë koment ai e ka bërë teksa ka ripostuar edhe statusin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila shpreson që marrëdhëniet mes SHBA-ve e Shqipërisë të jenë sa më të gjata.
STATUSI I METËS
Poeti amerikan, shumë i dashur për mua, Henry Longfelloë, përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë me këto vargje: “The city Croia called, The city moated and walled, The city where he was born, – And above it the morning star”.
KOMENTI I AMBASADORES KIM
Qëndoftë Kruja për një mijë vjet! Qëndroftë Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë, miqësia mes tyre qoftë edhe më gjatë!