Samsung Galaxy Note 20 dhe Samsung Galaxy Fold 2, thuhet se do të dalin në treg më 5 gusht, sipas burimeve të shumta, shkruan Techradar, një ndër faqet me inforamcionet më të besuara online rreth teknologjisë.
Edhe pse vetë Samsung nuk ka dalë me një datë zyrtare specifike, por është shprehur se gjatë gjysmës së dytë të këtij viti se, “kompania do të vazhdojë të ofrojë produkte të diferencuar në segmentin premium me lëshimin e modeleve të reja të palosshme dhe të shënimit.”Me Covid19 rreth nesh, duket se këto modele do të prezantohen vetëm online por aludimet mund të ndryshojnë në varësi të ecjes së koronavirusit.
Por si do të jetë samusng Galaxy Note 20?
Samsung Galaxy Note 20 është përfolur të ketë një renditje të ekranit nga 6.4 inç në 6.7 inç, dhe Galaxy Note 20 Plus do të ketë një ekran 6.9 inç. Nëse bëhet fjalë për treg, Galaxy Note 20 Ultra mund të ketë një ekran që është më i madh se 7 inç.
Sa do të kushtojë Samsung Note 20?
Bazuar në çmimet historike, ne nuk presim që Samsung Note 20 të jetë i lirë. Llogaritet që shifra të jetë rreth 1299$.
Interesant është fakti që Ice Universe gjithashtu parashikon që Samsung do të zbulojë edhe tabletin Galaxy Tab S7, një version 5G të Galaxy Z Flip dhe Galaxy Watch 2 në të njëjtën kohë.