ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Procedohen dy policë në Vlorë, akuzohen për drogë

arrestim-2-min

Dy punonjës policie të akuzuar për kultivim droge dhe shpërdorim detyra, janë proceduar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Sipas SHÇBA-së, dy policët kamë pezulluar nga detyra dhe u ndalohet ikja jashtë vendit.

Njoftimi i SHÇBA-së:

SHÇBA ekzekutoi vendimin penal për 2 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre, a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’

Vlorë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka bërë ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për 2 punonjës policie në Komisariatin e Vlorës, në kuadër të procedimit penal, viti 2021, për veprat penale të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ dhe ‘Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 284 dhe 248 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ për punonjësit e policisë:

 L.D., me detyrë N/Specialist (SPZ) për Rendin në Stacionin e Policisë Selenicë të Komisariatit të Policisë Vlorë;

M.A., me detyrë Specialist për Rendin (SPZ) në Stacionin e Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa SHÇBA Vlorë vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe rasteve të shpërdorimit të detyrës që lidhen me favorizimin e kultivimit të narkotikëve.