Pas plotësimit të kuotave prej 300 personave të kapacitetit të dhënë qindra shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në Greqi, që prej orëve të para të mëngjesit, kanë mbetur të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Njerëzit po presin për të kaluar tek plotësimi I kuotës tjetër, ndërsa puna është ndaluar prej orës 12:00.
Janë bllokuar tre autobusë në2 zonën neutral dhe katër të tjerë ndodhen ende në pritje në tokën shqiptare. Reagimi i shqiptarëve sa po vjen dhe po tensionohet pas pritjes së gjatë që në rën 08:00 të mëngjesit të sotëm.