Kryeministri ka shpallur se në zgjedhjet e 2021 do të garojë në qarkun e Durrësit. Ndoshta kjo sepse Durrësi ka qënë qarku më i prekur nga tërmeti dhe kryeministri e ndjen se rindërtimi i shtëpive është një nga pikat më të forta të qeverisjes së tij. Gjithashtu Durrësi ka qënë dhe është bashkia më e keq-qeverisur në 12 vitet e fundit në të cilën kohë ka qënë nën kontrollin e Vangjush Dakos, një nga krahët e djathtë të kryeministrit. Nga ana tjetër Durrësi ka ndrruar tre kryetarë bashkie në më pak se një vit.
Mund të themi se kryeministri ka vendosur të garojë vetë në një ndër pikat më të dobta të partisë socialiste në Shqipëri. A do mjaftojnë shtëpitë e reja?