Një shifër e regjistruar kurrë më parë, rreth 52% e adoleshentëve amerikanë jetojnë tek prindërit e tyre. Sipas një studimi nga instituti i pavarur “Pew Research Centere” kjo dukuri është padyshim e lidhur me pandeminë e koronavirusit. Mosha 18-29 vjeç që jetojnë me njerin ose me të dy prindërit është rritur nga 47% në 52% në periudhën shkurt-maj.
Diferenca është 2,6 milionë persona, duke e çuar numrin e të rinjve amerikanë që jetojnë tek prindërit e tyre në 26,6 milionë.
Ky studim u realizua nga të dhënat e mbledhura të Departamentit amerikan të Punës me një grup prej 60 000 personash, gjatë sondazhit të tij mujor.
Rritja është më e theksuar tek moshat 18-24 vjeç. 71% e tyre jetonin me prindërit e tyre në korrik, nga 63% në shkurt.
Në planin etnik, brenda komunitetit hispanik kjo përqindje është më e lartë, me 58% e të rinjve 18-29 vjeçarëve që jetojnë me njërin prej prindërve ose të dy.