ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Rrëfimi i dhimbshëm i babait që flakët ia dogjën djalin në aksidentin e tmerrshëm

auto_Bullgari_aksident11637771172

Një nga të mbijetuarit e aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, Orhan Aliti, ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar në momentin kur autobusi me të cilin po ktheheshin nga Turqia kishte marrë flakë në një autostradën e Strumës.

Aliti bashkë me Lulzim Syljemanin kishin arritur që të thyenin një prej xhamave të autobusit dhe të shpëtonin edhe pesë persona të tjerë.

Siç rrëfen i vëllai, Samet Aliti, Orhani i ka treguar se si autobusi ishte përfshirë nga flakët dhe se si kishte hasur në vështirësi për të dalë jashtë.

Derisa tregon se Orhani e kishte thyer këmbën e tij derisa kishte kërcyer nga autobusi në tokë. Derisa fatkeqësisht s’kishte arritur ta shpëtonte djalin e tij Visarin i cili kishte mbetur brenda në autobus.

‘Kërce, Visar, Kërce”, kishte thirrur Orhani, por fatkeqësisht djali i tij ishte zhdukur mes flakësh.

Siç tregon vëllai i tij, Orhani tashmë është në gjendje stabile. Ai madje ka treguar edhe një detaj se si ka qenë duke u goditur nga një makinë që po lëvizte në autostradë në momentin, ndërkohë makina s’ishte ndalur edhe përkundër tragjedisë që po ndodhte në ato momente në atë pjesë të rrugës.

Lidhur me këtë tragjedi ka folur edhe gruaja e Orhanit, Hikmetja e cila ka rrëfyer për bisedën që ka pasur me burrin dhe se si i është kumtuar lajmi për humbjen e djalit.

Hikmete Aliti, në tragjedinë që ka ndodhur dje në Bullgari, ka humbur djalin e saj, Visar Aliti, ndërsa bashkëshorti, Orhan Aliti ka arritur të shpëtojë. Rrëfimi i saj është mjaft i trisht, ajo thotë se bashkëshorti i ka treguar se ai ka arritur të shpëtoj, por për fat të keq jo edhe i biri.