Presidenti i SHBA, Donald Trump krahasoi minimizimin e koronavirusit me kryeministrin britanik të kohës së luftës, Winston Churchill, i cili qetësoi opinionin publik britanik gjatë bombardimeve naziste në Londër.
Duke cituar një fakt historik, Trump tha se ”Churchill shpesh shkonte në një shtëpi në Londër dhe fliste gjatë bombardimeve naziste të qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
“Ai gjithmonë fliste me qetësi”, tha Trump në një tubim elektoral në Michigan, duke shtuar, se “ne e bëmë si duhet dhe bëmë një punë si askush”.
Presidenti është nën kritika, pasi pranoi në mars se ai minimizoi qëllimisht ashpërsinë e koronavirusit për të shmangur shkaktimin e panikut, sipas një libri të ardhshëm nga gazetari i njohur Bob Woodward.
“Ne duhet të jemi të qetë, nuk duam të jemi të çmendur”, tha Trump në Michigan.