Në studion e emisionit“Pikat mbi i”, u diskutua për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, për të cilën, Gjykata Kushtetuese tha sot se do të hapte një seancë shqyrtimi.
Për Zhejin, shkarkimi i Presidenti Meta nuk duhet bërë, pasi nuk është bazuar mbi parime kushtetuese.
Pritshmëria është që vendimmarrja për votimin në Kuvend që u bë për shkarkimin e Presidentit, të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, sepse bie ndesh me Kushtetutën. Rikthimi i aromës kuvendore në Kuvend është një fillim i mbarë. Do të ishte një ogur i mbarë për Gjykatën Kushtetuese që të ndërmerrte një vendin kushtetues. Unë di që në raste të caktuara ngurtësia juridike e disa ligjeve, shërben si alibi e madhe.
Kemi menduar që politika është betejë morale. Jo. Ajo është interesash, prandaj quhet dhe parti. Kush dëgjon, që flitet të emër të një morali superior, menjëherë duhet ta vendosi si një gënjeshtër. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë një kala shumëngjyrshe, sepse do të përfaqësojë interesat e shumë grupimeve. Duhet të kemi sa më shumë ngjyra përfaqësimi. Kjo do të jetë garancia. Mbahet më mirë ekuilibri moral se sa të bëhet fasada e gënjeshtrës dhe të jetë e kapur te interesat politike. Ky ishte një vendim tepër politik. Do të ishte në dobi të Gjykatës Kushtetuese nëse do të jepte një vendim që ky mandat presidencial të përfundonte pa incidente, tha Zheji.