Një tjetër standard është miratuar nga komiteti teknik ISO dhe këtë herë për sigurinë e kasafortave në banka. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit në vend dha detajet rreth këtij hapi teksa kërkoi që të interesuarit për më shumë detaje duhet të kontaktojnë pranë saj.
“Të gjithë kanë nevojë për vende të sigurta, në të cilat të ruajnë sendet e tyre më me vlerë. Në situata katastrofash natyrore rritet rreziku për vjedhje të gjërave me vlerë, prandaj duhet vende të sigurta për ruajtjen e tyre.
Fatmirësisht, bankat ofrojnë ruajtjen e sendeve me vlerë në kasaforta sigurie. Teknologjia e prodhimit të kasafortave të sigurisë po ecën me rritme të shpejta, por jo të gjitha llojet e kasafortave të sigurisë ofrojnë siguri të njëjtë, sepse disa prej tyre, të cilat nuk plotësojnë standardet e prodhimit dhe rrezikojnë humbjen e pasurive më të çmuara. Sapo është krijuar një komiteti i ri teknik ISO, i cili do të ofrojë në siguri në nivele minimale të cilësisë së prodhimit të kasafortave të sigurisë dhe do të mbështetesë rritjen e industrisë së prodhimit të tyre.
Komiteti teknik ISO/TC 332, Pajisjet e sigurisë për institucionet financiare dhe organizatat tregtare, u krijua për të hartuar standarde, që trajtojnë çështjet e sigurisë së produkteve, të cilat përdoren nëpër banka, institucione financiare dhe organizata tregtare. Komiteti teknik përbëhet nga ekspertë të sigurisë fizike dhe të sektorit financiar në të gjithë botën dhe sekretariati tij mbahet nga BIS, anëtar i ISO-së për Indinë” thuhet në njoftimin e DPS.
I njëjti nënvizon se Kryetari i komitetit teknik ISO/TC 332, Pajisjet e sigurisë për institucionet financiare dhe organizatat tregtare, Z. Rajneesh Khosla, tha se tregu global i pajisjeve të sigurisë fizike është shumë i gjerë dhe ky komitet teknik ISO me anë të standardeve të reja do të ofrojë, jo vetëm mbrojtjen e gjërave me vlerë, të tilla si para dhe ar, por edhe të armëve dhe municioneve, dokumenteve, skedarëve të mediave dhe më tepër.
Ai u shpreh:”Bankat, qeveritë, apo familjet dhe individët, që dëshirojnë të ruajnë pasuritë me vlerë mund të zgjedhë produkte, që ofrojnë nivele sigurie të testuara, vërtetuara dhe çertifikuara nga një organizatë e fushës”.
“Nëse nuk do të ekzistonin standardet ndërkombëtare, mundësitë për prodhim të mallrave jashtë standardit do të ishin shumë të mëdha”.
Standardet, të cilat do të hartohen nga komiteti teknik ISO / TC 332, Pajisjet e sigurisë për institucionet financiare dhe organizatat tregtare në të ardhmen do të përfshijnë specifikimet dhe metodat e proves, për një sërë produktesh, siç janë: kasafortat, kasafortat e ruajtjes së parave, kasafortat e ruajtjes së sendeve me vlerë, dhoma kasaforte, kasafortat mbrojtëse të mjeteve kompjuterike rezistente ndaj zjarrit dhe më tepër.