‘Faleminderit që jeni këtu, ishte prova më e rrezikshme e jetës sime’ .
Kjo është ajo që tha Silvio Berlusconi teksa ka lënë spitalin në Milano pas 11 ditësh shtrimi.
‘Mendimet e mia shkojnë para së gjithash tek të gjithë të sëmurët me Covid-19 dhe familjarët e tyre’ duke shtuar se javën e kaluar para se të sëmurej kishte nisur thirrje të shumta për të mos nënvlerësuar rrezikun.
“Profesor Clementi studio tamponin tim dhe është befasuar nga madhësia e ngarkesës virale më e larta midis dhjetëra mijëra në San Raffaele- Për fat të mirë kur më komunikuan isha në fazën e rikuperimit të polmonisë biletarale, gjë që bëri një nga subjektet më të rrrezikuar’.
‘Italia nuk mund të izolohet më, do të ishte një katastrofë ekonomike’ tha Berlusconi ndërsa në të njëjten kohë kërkoi vëmëndje maksimale.
‘Unë rinovoj thirrjen time për të vëmëndje më të madhe’ paralajmëroi ai :
’Personalisht kam provuar që derisa të ç’rrënjoset virusi secili prej nesh është i ekspzuar ndaj rrezikur të infektimit të vetës dhe të tjerëve..
Berlusconi gjithashtu dha dhe një apel studentëve për përgjegjësi maksimale.
‘Sot është dita kur miliona fëmijë dhe të rinj kthehen në shkollë. Është një shenjë e rëndësishme e kthimit në normalitet, por një pasazh shumë delikat. Unë ju uroj shumë fat atyre por me thirrjen e fortë për respekt rigoroz të rregullave anticovid. Bëni për veten tuaj, miqtë tuaj, prindërit dhe gjyshërit që mund të infektoni “, nënvizoi më në fund udhëheqësi i Forza Italia.