Në Bjellorusi, të paktën 100,000 protestues dolën të dielën në rrugët e Minskut, në njërën nga demonstratat më të mëdha kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit, për të cilat rivalët e tij thonë se ishin të manipuluara.
Ndërsa zemërimi i publikut vazhdon të rritet ndaj zotit Lukashenko, i cili sundon në këtë vend ish-sovjetik prej 26 vjetësh, Moska i ka ofruar atij mbështetje, duke thënë se do të dërgojë në Bjellorusi trupa parashutiste për stërvitje të përbashkëta me emrin “Vëllazëria Sllave”.
Policia tha se kishte arrestuar rreth 250 persona në Minsk. Pamjet e një arrestimi u bënë virale. Ato tregojnë një të ri, të shtrirë përtokë nga forcat e sigurisë.
Fotoja ngjason me momentin kur policia shqiptare dhunoi të riun Bledi Shahu gjatë protestave kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.